Aktualitet

Qarkullonte me thikë dhe dokumenta të falsifikuara, arrestohet 19-vjeçari në Devoll

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale".

20 Maj 2023, 13:58 Nga A.B
Qarkullonte me thikë dhe dokumenta të falsifikuara, arrestohet
Arrestim

TIRANË-Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur me thikë dhe me dokumente të falsifikuara. Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Th., 19 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.  Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale"- njofton Policia.

arrestim ne devoll

Sondazh

Poll