Aktualitet

Aksident në Maliq/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, jashtë rrezikut për jetën

70-vjeçari me iniciale A. M., banues në fshatin Pendavinj, ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

20 Maj 2023, 14:02 Nga a.l
Aksident në Maliq/ Makina përplas të moshuarin me
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident rrugor është shënuar në Maliq.Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, ku makina ka përplasur biçiklistin. 70-vjeçari me iniciale A. M., banues në fshatin Pendavinj, ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 20.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin A. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

aksident ne maliq

Sondazh

Poll