Aktualitet

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, zjarrëfikësit shuajnë flakët, e gjithë zona mbetet pa energji elektrike

Aktualisht lagjja është pa energji elektrike si masë paraprake nga OSHE qe po kryen ndërhyrjet riparuese.

20 Maj 2023, 10:17 Nga A.B
Zjarr në një banesë në Gjirokastër,
Banesa

GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen  “Partizani” në Gjirokastër. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në kutinë shpërndarëse. Kanë qenë zjarrëfikësit ato që kanë ndërhyrë në kohë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në banesë dhe në banesat pranë.

Banesa e cila u përfshi nga flakët, shërbente si hostel.

Aktualisht lagjia është pa energji elektrike si masë paraprake nga OSHE qe po kryen ndërhyrjet riparuese.

zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll