Aktualitet

Aksidenti me 6 të plagosur te “Mbikalimi i Patokut”, Policia: Pasagjerët janë jashtë rrezikut për jetën

Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën.

20 Maj 2023, 08:57 Nga A.B
Aksidenti me 6 të plagosur te “Mbikalimi i Patokut”, Policia:
Rruga

KURBIN- Personat që u përfshinë mbrëmjen e kaluar në një aksident janë jashtë rrezikut për jetën. Kështu bën të ditur Policia e Shtetit, e cila përmes një njoftimi, thekson se njëri prej shoferëve është dërguar në spital.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. N. dhe A. H. Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pesë persona të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Laç. Një prej shoferëve dhe 5 pasagjerë janë dërguar në spital. Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. N. dhe A. H.

Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne lac

Sondazh

Poll