Aktualitet

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Gjykata lë në burg 4 të miturit, avokati: Janë penduar

Gjykata cakton arrest në burg për 4 autorët e mitur të cilët akuzohen për për vrasjen e 15 vjecarit Fatjon Bici.

20 Maj 2023, 09:48 Nga A.B
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Gjykata lë në burg 4
Policia

ELBASAN- Katër të miturit që goditën për vdekje 15-vjeçarin Florian Bicin në Gramsh, u lanë ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Adoleshentët Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, akuzohen për vrasjen e 15 vjeçarit. Gjatë seancës, avokati i të miturve kërkoi masë sigurie më të lehtë, mirëpo Gjykata e refuzoi.

Avokati i tyre ka treguar se autorët kanë shfaqur pendesë.

 “Shfaqen shenja pendese, jo vetëm në sallë, por edhe gjatë marrjes në pyetje”, tregon avokati.

Ai shtoi, se prindërit e klientëve të tij janë solidarizuar me dhimbjen e prindërve të viktimës. 

“Unë përfaqësoj të miturin Xhonatan Çekrezin dhe në fakt jam i autorizuar nga prindërit e këtij të mituri për të dhënë një deklaratë shumë të shkurtër lidhur me çështjen. Solidarizohem jo vetëm si avokat, jo vetëm si qytetarë, por mbi të gjitha edhe si përfaqësues i Leonidhës, së atit të Xhonatanit dhe bashkëshortes së tij, me dhimbjen e jashtëzakonshme të prindërve të të miturit që nuk jeton më, njëkohësisht i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe të plagosurit të mitur që ndodhet në regjim spitalor”, u shpreh ndër të tjera avokati.

Florjan Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç një javë më parë. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur./Dosja.al

fatjon bici

Sondazh

Poll