Aktualitet

VIDEO- Kultivoi 70 bimë opiumi në pyllin e fshatit, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Gjatë operacionit 'Opium', në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e Lamah u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

20 Maj 2023, 09:36 Nga DOSJA
VIDEO- Kultivoi 70 bimë opiumi në pyllin e fshatit, arrestohet
Opium

VLORË- Tolem Lamah është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se është përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit 'Opium', në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e Lamah u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i 54 vjeçarit, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Opium”. Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium.

Vihet në pranga 54-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre. Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

opium

Sondazh

Poll