Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Patokut, 6 të plagosur, 4 u dërguan në Spitalin e Traumës

Por 4 prej tyre janë dërguar për të marrin ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerët po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Laçit.

19 Maj 2023, 22:43 Nga k.m.
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, 6 të plagosur, 4 u
Pamje nga aksidenti

KURBIN- Dy makina janë përfshirë në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Patokut. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Por 4 prej tyre janë dërguar për të marrin ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerët po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Laçit. Megjithatë deri më tani nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, e po ashtu as identiteti i tij.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe Policia e Shtetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

aksident ne lac lac

Sondazh

Poll