Aktualitet

Goditje tragjike për shqiptarin në Itali, makina përplaset me pemën, shoferin gjen vdekjen në vend

Makina që drejtonte shqiptari ende i paidentifikuar, dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

20 Maj 2023, 07:22 Nga A.B
Goditje tragjike për shqiptarin në Itali, makina përplaset me
Makina e demtuar

ITALI- Një 45-vjeçar me kombësi shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Castelnuovo di Borgonovo. Mediat italiane raportojnë se makina që drejtonte shqiptari ende i paidentifikuar, dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për shqiptarin goditja ishte fatale, pavarësisht ndihmës që iu dha, duke ndërruar jetë në vend. 

Për ta nxjerrë nga makina u desh të ndërhynin zjarrfikësit nga Castel San Giovanni, së bashku me 118 mjetet dhe Kryqin e Kuq dhe me shpëtimtarët të cilët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të konfirmojnë vdekjen.

Policia dhe grupi i posaçëm kanë nisur hetimet./Dosja.al

vdes shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll