Bota

E pazakontë/ Kryebashkiaku i ri në Angli betohet nën tingujt e një kënge të Metallica (VIDEO)

Në imazhet e publikuara ceremonia ishte më pak tradicionale se zakonisht, pasi kryebashkiaku i ri hyri në sallë nën tingujt e një kënge të Metallica.

19 Maj 2023, 15:15 Nga f.i
E pazakontë/ Kryebashkiaku i ri në Angli betohet nën tingujt e
Laburisti Tom Coles

BRITANI E MADHE- Një betim ndryshe është zhvilluar nga kryebashkiaku i ri i Portsmouth, një qytet në Angli. Mediat e huaja kanë siguruar momentin kur Laburisti Tom Coles mori detyrën nga paraardhësi Hugh Mason.

Në imazhet e publikuara ceremonia ishte më pak tradicionale se zakonisht, pasi kryebashkiaku i ri hyri në sallë nën tingujt e një kënge të Metallica. Coles zgjodhi këngën “Eye Of The Beholder” nga viti 1988, nga albumi i Metallica “…And Justice For All”.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë këtu, jam i nderuar të qëndroj para jush si kryetar i ri i bashkisë. Mezi pres të bëj më të mirën këtë vit për qytetarët e këtij qyteti të madh“, tha Laburisti Tom Coles.

laburisti tom coles angli kryebashkiak

Sondazh

Poll