Bota

Samiti i G7/ Zelenskyy thirrje liderëve të Ligës Arabe: Mos mbyllni sytë para luftës në Ukrainë

Zelenskyy ka treguar arsyen pse po luftojnë dhe ju ka bërë thirrje liderëve të Ligës Arabe për mbështetje të Ukrainës.

19 Maj 2023, 15:07 Nga f.i
Samiti i G7/ Zelenskyy thirrje liderëve të Ligës Arabe: Mos
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Jeddah ku ka mbajtur një fjalim në samitin e Ligës Arabe. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë fjalës së tij Zelenskyy ka treguar arsyen pse po luftojnë dhe ju ka bërë thirrje liderëve të Ligës Arabe për mbështetje të Ukrainës.

“Ukrainasit nuk e kanë zgjedhur kurrë luftën. Trupat tona nuk shkuan në vende të tjera. Ne nuk jemi përfshirë në aneksimin dhe plaçkitjen e burimeve të një kombi tjetër. Por ne kurrë nuk do t’i nënshtrohemi asnjë të huaji apo kolonizatori. Kjo është arsyeja pse ne luftojmë. Jam i sigurt se do të kuptoni emocionin tonë kryesor, thirrjen kryesore që dua të jap këtu në Jeddah, një thirrje fisnike për të gjithë ju për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit tonë, përfshirë komunitetin mysliman ukrainas. Tatarët e Krimesë duhet të mbeten pjesë integrale e komunitetit mysliman të botës, por Krimea ishte e para që vuajti nga pushtimi rus. Mbi të gjitha, ata që u është dashur të vuajnë pushtimin janë myslimanë. Fatkeqësisht ka disa në botë dhe këtu mes jush që mbyllin sytë ndaj atyre rasteve dhe aneksimeve të paligjshme,” tha ai.

Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore.  Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.  

samiti i g7 lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll