Bota

Përmirësohet gjendja e Silvio Berlusconit, ish-kryeministri italian lë sot spitalin pas 1 muaji terapish intensive

Manjati 86-vjeçar ndodhet në spital për 45 ditë pasi u shtrua për një infeksion të mushkërive të lidhur me një rast të pazbuluar më parë të leuçemisë kronike. 

19 Maj 2023, 13:13 Nga a.l
Përmirësohet gjendja e Silvio Berlusconit, ish-kryeministri italian
SIlvio Berlusconi

ITALI-  Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi pritet të dalë nga spitali San Raffaele i Milanos brenda disa orësh. Mediat italiane raportojnë se manjati 86-vjeçar ndodhet në spital për 45 ditë pasi u shtrua për një infeksion të mushkërive të lidhur me një rast të pazbuluar më parë të leuçemisë kronike. 

Në strukturë ai kaloi 12 ditë në terapi intensive dhe pjesën tjetër në repartin e zakonshëm të Pavilion Q. Partnerja e tij Marta Fascina është pranë tij që prej datës 5 prill. Mbrëmjen e djeshme ai pati vizita nga fëmijët e tij Marina dhe Pier Silvio Berlusconi. 

silvio berlusconi

Sondazh

Poll