Bota

Betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut/ Kërcënon Lista Serbe: Durimit i ka ardhur fundi! Kurti ka kohë deri më 1 qershor

Ka qenë ish-deputeti i kësaj liste, Igor Simiç i cili bashkë me ish-kryetarët e komunave në veri të vendit ka thënë se më datë 1 qershor do të tregojnë format e tyre të rezistencës por pa dhënë detaje se për çfarë rezistence bëhet fjalë. 

19 Maj 2023, 13:38 Nga a.l
Betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut/
Lista Serbe

SERBI- Pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiç, Lista Serbe, që refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet që e nxorën Atiçin kryetar, mbajtën një konferencë për media. Përfaqësues të Listës serbe thanë se Albin Kurti duhet të ndalë siç thanë ata përndjekjen e serbëve, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës. Ka qenë ish-deputeti i kësaj liste, Igor Simiç i cili bashkë me ish-kryetarët e komunave në veri të vendit ka thënë se më datë 1 qershor do të tregojnë format e tyre të rezistencës por pa dhënë detaje se për çfarë rezistence bëhet fjalë. 

Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqen por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndaloj represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiç. 

Erden Atiç mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut. Ai fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.   

lista serbe

Sondazh

Poll