Bota

Samiti i G7/ Liderët botërorë: Rusia të tërheqë menjëherë trupat ushtarakë nga Ukraina

Sakaq në deklaratë thuhet se mbështetja për Ukrainën nuk do të lëkundet dhe vendet qëndrojnë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. 

19 Maj 2023, 13:09 Nga a.l
Samiti i G7/ Liderët botërorë: Rusia të tërheqë
Hiroshima

JAPONI- Në samitin që po mbahet në Hiroshima në Japoni, liderët e G7 kanë kërkuar që Rusia të tërheqë plotësisht dhe pa kushte turpat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

Një paqe e drejtë nuk mund të realizohet pa tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse dhe kjo duhet të përfshihet në çdo thirrje për paqe”,  thuhet në deklaratën e lidervë botërorë. 

Sakaq në deklaratë thuhet se mbështetja për Ukrainën nuk do të lëkundet dhe vendet qëndrojnë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. 

samiti i g7 lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll