Aktualitet

U plagos gjatë një përleshjeje, mister fati i 34-vjeçarit shqiptar në burgun grek, familjarët i luten Metës: Na ndihmoni!

4 Tetor 2019, 19:58 Nga DOSJA
U plagos gjatë një përleshjeje, mister fati i 34-vjeçarit

GREQI- Një 34-vjeçar me iniciale R.SH mësohet se është plagosur rëndë pas një përleshje në burgun e Patras në Greqisë.

Shqiptari i burgosur në Greqi është me origjinë nga Patosi i Fierit, ndërkohë që lajmi është  bërë me dije nga familjarët e tij, të cilët  kërkojnë ndihmë nga qeveria shqiptare.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reguar edhe gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili publikon thirrjen e familjarëve të të burgosurit ndaj presidentit Ilir Meta.

“Ju bëj thirrje që të bëni diçka për të zbardhur këtë rast, si dhe 51 shqiptarvë të vrarë apo të vetëvrarë në këto burgje. Këtë thirrje i’ua a bëj juve pas një thirrje të bërë më parë Kryeministrit Rama…!”-shkruan gazetari Zinxhiria.

Reagimi i plotë:

Thirrje Presidentit Meta…! Edhe një shqiptar 34 vjeçar R.Sh. nga Patosi po lufton me jetën ose edhe mund te ketë vdekur në burgun e Patrës. Një ngjarrje e rëndë që vjen pas 10 vrasjeve të shqiptarve në këto 9-të muaj në burgjet e Greqisë. Janë të afërmit e familjes që konfirmojnë se i afërmi i tyre është plagosur rëndë gjatë një përleshje në burgun e Patrës dhe ende nuk dihet fati i tij. Si president i vendit tim… ju bëj thirrje që të bëni diçka për të zbardhur këtë rast, si dhe 51 shqiptarve te vrarë apo të vetvrarë në këto burgje. Këtë thirrje i’ua a bëj juve pas një thirrje të bërë më parë Kryeministrit Rama…! Sa për Ambasadën tonë, ajo në këtë drejtim është antishqiptare.

A.C./Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja kerkon ndihme plagoset shqiptari ne burgun grek presidenti meta familja kerkon ndihme plagoset shqiptari ne burgun grek presidenti meta

Sondazh

Poll