Aktualitet

U helmuan me ‘Fast-Food’, agravohet situata me nxënësit e Postribës, kthehen në spital (VD)

4 Tetor 2019, 19:47 Nga DOSJA
U helmuan me ‘Fast-Food’, agravohet situata me nxënësit e

SHKODËR– Agravohet situata me nxënësit e helmuar nga konsumimi i ushqimebve të shpejta në shkollën e Postribës.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se shumë prej të miturve janë rikthyer në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës pasi gjendja e tyre është përkeqësuar.

Prindërit e nxënësve shprehen se simptomat e fëmijëve të tyre janë kryesisht dhimbje barku dhe të vjella duke bërë fajtor “Fast-Foodin” e ngritur krah shkollës. 

Ndërsa njëri prej nxënësve ka pohuar se dhimbjet i kanë nisur menjëherë sapo ka konsumuar sandëichin në orarin e pushimit. 

Brenda dy ditëve të fundit, rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë janë paraqitur në urgjencën e spitalit. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it.

Përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa është shprehur se duhen pritur konkluzionet e analizave për të dalë në një përfundim, duke hedhur hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen 20 nxenes ne postride shkoder helmohen 20 nxenes ne postride shkoder

Sondazh

Poll