Bota

Operacion blic në Gjermani/ Zbulohet plantacioni me drogë, arrestohen 4 shqiptarë, sekuestrohen 151 kg marijuanë

Sipas policisë, sasia e drogës arrinte në 151 killogramë dhe vlerë mbi 450 mijë euro.

19 Maj 2023, 12:53 Nga a.l
Operacion blic në Gjermani/ Zbulohet plantacioni me drogë, arrestohen
Plantacioni i drogës në Gjermani

GJERMANI- Një operacion antidrogëështë zhvilluar nga autoritetet në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se policia zbuloi në një ndërtesë tregtare në Schindhard plantacionin me drogë të dyshuar marijuanë. 

Sipas policisë, sasia e drogës arrinte në 151 killogramë dhe vlerë mbi 450 mijë euro. Sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërasa në pranga janë vënë 4 shtetas shqiptarë të cilët ndodhen në burgun e qytetit Schinghard, ku pritet të merret vendimi nga drejtësia gjermane. 

Për arsye hetimore identiteti i tyre nuk është bërë ende publik nga autoritetet. 

arrestohet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll