Bota

STUDIMI: Gjysma e liqeneve më të mëdhenj në botë dhe rezervuarët po mbeten pa ujë

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë raportojnë se disa nga burimet më të rëndësishme të ujërave të ëmbla në botë, nga Deti Kaspik midis Evropës dhe Azisë deri në liqenin Titicaca të Amerikës së Jugut humbën ujë në një shkallë kumulative prej rreth 22 gigaton në vit për gati tre dekada. 

19 Maj 2023, 09:28 Nga a.l

 

STUDIMI: Gjysma e liqeneve më të mëdhenj në botë dhe
Varkat

 

Një studim i ri i kryer nga ekspertët e mjedisit, zbulon se më shumë se gjysma e liqeneve dhe rezervuarve të mëdhenj në botë janë tkurrur që nga fillimi i viteve 1990, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike, duke sjellë shqetësime për mungesën e ujit në disa sektorë, bujqësi, hidrocentrale dhe konsum njerëzor. 

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë raportojnë se disa nga burimet më të rëndësishme të ujërave të ëmbla në botë, nga Deti Kaspik midis Evropës dhe Azisë deri në liqenin Titicaca të Amerikës së Jugut humbën ujë në një shkallë kumulative prej rreth 22 gigaton në vit për gati tre dekada. 

Studimi i botuar në revistën 'Science' zbuloi se përdorimi pa kufi i ujit nga njerëzit filloi të tkurrë liqenet si, Aral në Azinë Qendrore dhe Deti i Vdekur në Lindjen e Mesme, ndërsa liqenet në Afganistan, Egjipt dhe Mongoli u goditën nga temperaturat e larta, shkruajnë mediat e huaja. 

Nivelet e ujit u rritën gjithashtu në një të katërtën e liqeneve, si rezultat i ndërtimit të digave në zona të largëta si pllaja e brendshme Tibetiane. Liqenet dhe digat natyrore ruajnë rreth 87 për qind të ujërave të ëmbla të Tokës, megjithëse mbulojnë vetëm 3 për qind të sipërfaqes së planetit. Raporti u bazua në të dhënat e imazheve satelitore të mbledhura midis viteve 1992 dhe 2020. 

Sondazh

Poll