Bota

Shpërthen bomba në minierën e arit në Kolumbi, 2 të vrarë, 14 të plagosur

Operacoionet nëntokësore janë pezulluar përkohësisht. 

19 Maj 2023, 09:39 Nga a.l
Shpërthen bomba në minierën e arit në Kolumbi, 2 të
Foto ilustruese

KOLUMBI- Një shpërthim me bombë është raportuar në një minierë ari në Kolumbi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në provincën Antioquia, në komunën e Buriticës ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Operacoionet nëntokësore janë pezulluar përkohësisht. 

"Ky akt i dënueshëm ndodhi në tunelin Higabra të kompanisë, në të cilin minatorët e paligjshëm kanë përgjuar për të çuar përpara përpjekjet e tyre për nxjerrjen e paligjshme të mineraleve," tha Zijin në një deklaratë. 

Mijëra minatorë ari operojnë pa leje, shpesh në kushte vdekjeprurëse. Mes të plagosurve janë katër anëtarë të policisë kolumbiane.

zijin mining

Sondazh

Poll