Bota

Samiti i G7/ Sunak: Ftoj më shumë vende të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë

Importet e diamanteve ruse në Britaninë e Madhe janë ndër artikujt që do të ndalohen nga qeveria.

19 Maj 2023, 09:45 Nga a.l
Samiti i G7/ Sunak: Ftoj më shumë vende të shtojnë
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri britanik, Rishi Sunak ndodhet në Hiroshima në Japoni në kuadër të samititi të vendeve të G7. Në fjalën e tij, Sunak tha se më shumë vende duhet të sanksionojnë Rusinë, pas shpalljes së sanksioneve të reja që synojnë eksportet ruse. 

Importet e diamanteve ruse në Britaninë e Madhe janë ndër artikujt që do të ndalohen nga qeveria. Industria ruse e diamanteve ishte me vlerë 4 miliardë dollarë (3.2 miliardë £) në eksporte në 2021. Importet e bakrit, aluminit dhe nikelit me origjinë ruse do të bllokohen gjithashtu, sipas legjislacionit që do të futet gjatë këtij viti, skhruajnë mediat e huaja. 

Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.   

rishi sunak

Sondazh

Poll