Bota

U ndje i bullizuar, 11-vjeçari godet me thikë shokun e shkollës në Itali, 14-vjeçari në gjendje të rëndë

Djali mbërriti në urgjencën e spitalit i shoqëruar nga gjyshi dhe disa të afërm, me disa plagë me thikë në duar, krahë dhe gjoks

19 Maj 2023, 09:09 Nga m.s
U ndje i bullizuar, 11-vjeçari godet me thikë shokun e shkollës
policia italiane

ITALI- Një djalë 14-vjeçar u godit me thikë pasditen e djeshme në Palermo nga një shok shkolle 11-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se ka vepruar për të mbrojtur veten nga një akt tjetër bullizmi, sipas asaj që del nga rindërtimet e para të karabinierëve të koordinuara nga prokuroria e Palermos.

Djali mbërriti në urgjencën e spitalit i shoqëruar nga gjyshi dhe disa të afërm, me disa plagë me thikë në duar, krahë dhe gjoks. Një nga goditjet me thikë i kanë shpuar mushkëritë. “TGCom 24” shkruan se 14-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në rrezik për jetën. Policia po përpiqet të rindërtojë skenën që ka ndodhur. Prokuroria e Palermos po merret me rastin. Hetimi është në një fazë të hershme. Hetuesit dëgjuan disa dëshmitarë, që kanë qenë në momentin e sulmit.

sulm me thike ne itali palermo bullizim

Sondazh

Poll