Bota

Synonte të arrinte majën më të lartë të malit në botë, vdes alipinisti kinez, shkon në 8 numri i të vdekurve në Everest

Ngjarja ka ndodhur pranë majës jugore të malit. 

19 Maj 2023, 08:59 Nga a.l
Synonte të arrinte majën më të lartë të malit
Mali Everest

 Ka shkuar në 8 numri i alipinistëve të vdekur në tentativë për të arritur në malin e Everestit, e cilësuar si maja më e lartë malorë në botë. Mediat e huaja raportojnë se një alpinist kinez i identifikuar me emrin Xuebin Chen 52 vjeç ka humbur jetën gjatë ngjitjes në Everest, ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë majës jugore të malit. 

Dëshmitarët okularë zbuluan se ngjarja ndodhi kur Xuebin Chen u përpoq të ndryshonte syzet e tij, duke hedhur gjithashtu bombolën e tij të oksigjenit nga 'zona e vdekjes'- një zonë e njohur për kushtet e saj të vështira për shkak të lartësisë ekstreme dhe mungesës së oksigjenit. Në mënyrë tragjike, teksa bënte këto rregullime, Chen ra nga një lartësi e pasigurt, duke iu dorëzuar terrenit të rrezikshëm. 

Burimet e kampit bazë zbuluan se dy ekipe shpëtimi janë angazhuar për 2 alpinistë të tjerë që aktualisht janë bllokuar në zonën e ballkonit. Mes tyre është një alpinist kinez, identiteti i të cilit mbetet i pazbuluar dhe një alpinist mongol. Ekipi i shpëtimit është mobilizuar menjëherë për ti siguruar ata, duke luftuar kundër motit të ashpër dhe terrenit sfidues për të cilin njihet mali Everest. 

mali everest xuebin chen

Sondazh

Poll