Sport

"Kjo finale është një çmim për trajnerët që punojnë në ekipe të vogla"

Trajneri bask José Luis Mendilibar i Sevillas do të përballet me Mourinhon më 31 maj në Budapest, për titullin e shtatë të Europa League

19 Maj 2023, 09:45 Nga DOSJA
"Kjo finale është një çmim për trajnerët

SPANJE - José Luis Mendilibar do të luajë finalen e tij të parë në Europa League më 31 maj në Budapest kundër Romës së Mourinhos. Trajneri 'mrekulli' i Sevillas ka arritur të lërë në hendek dy prej favoritëve, Manchester United dhe Juventus dhe ta çojë skuadrën e tij në luftën për kurorën e shtatë në Europa League. 

"Kur të kalojnë këto ditë dhe të jem me pushime, do të kthehem pas dhe do të them "oh Zot, ne kemi arritur gjëra të mëdha në një ekip të mirë. Është ekipi më i kompletuar teknikisht që kam pasur ndonjëherë, unë nuk kam pasur kurrë një grup kaq i mirë”, ka komentuar njeriu nga  Zaldivari në Movistar.

Në sallën e shtypit ai komentoi se finalja "është një çmim për një trajner, që gjithmonë ka trajnuar skuadrat që kanë luftuar për çmime të tjera. Kjo tregon se ka më shumë teknikë të këtij lloji, të cilët me skuadra të mira, mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe është një çmim për teknikët që në teori po punojmë në ekipe të vogla”.

Për sa i përket ‘leximit’ të ndeshjes, Mendilibar analizoi: "Ne dominuam, ata dolën kundër duke u munduar të na befasojnë. Kaluan në avantazh dhe dukej se kishin bërë gjithçka. Barazimi na dha krahë dhe në kohën shtesë shënuam të dytin. E mrekullueshme. Atmosfera ishte e bujshme, nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë”. Trajneri sqaroi se "E kam vënë re atmosferën paraprakisht.  Gjatë lojës nuk e di se çfarë po ndodhte rreth nesh, duartrokitjet në fillim ishin befasuese. E kam komentuar me stafin tim, kjo nuk na ka ndodhur kurrë. Shumë bukur".

Ndryshimet e Susos dhe Lamelës

"Ata ishin kyç, sepse kanë qenë golashënuesit. Suso nuk ka qenë me grupin për dhjetë ditë, por ai më tha gjatë javës që ishte atje për të garuar dhe ajo që ka bërë është bërë shumë mirë. Ne i kemi thënë Cocos se duhet të futet më shumë në zonën e fundit dhe në një prej tyre ka shënuar golin”.

'Ritakimi' ​​me Mourinhon

"Ne e kishim parë atë të stërviste shumë vite më parë, kur ai ishte te Madridi. Kishim parë disa seanca stërvitore dhe kalova pak kohë me të, folëm më shumë me Karankën dhe trajnerin e tij fizik. Ju do të luani kundër një trajneri që ka një kohë të gjatë në fushë, njësoj si unë, por ai ka fituar shumë, unë nuk kam fituar aq shumë”.

‘Dëbimi’ i Acuñas

“Është e vështirë për të dhe që mori kartonin e dytë të verdhë për humbje kohe në teori. Marcos donte të godiste, ne nuk i kemi dhënë atij opsione dhe arbitri i ka dhënë kartonin e dytë. Nuk e di nëse ai e dinte që ai e kishte një. Nuk ka qenë një humbje e ekzagjeruar. Humbja e tij? Të shijojmë së pari këtë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll