Bota

Sot bëhet betimi, kryetarët e 4 komunave me shumicë serbe marrin zyrtarisht detyrën

Po ashtu, ai theksoi se betimi do të kalojë pa asnjë problem. 

19 Maj 2023, 08:24 Nga a.l
Sot bëhet betimi, kryetarët e 4 komunave me shumicë serbe marrin
Mitrovica e Veriut

KOSOVË-  Pas zgjedhjeve të 23 prillit ku u zgjodhën katër kryetarët e komunave veriore sot pritet të nisë procesi i betimit të kryetarëve të rinj, duke filluar me betimin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, Erden Atiç. Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune do të mbahet në orën 11:00, ku po bëhen edhe përgatitjet. 

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku tha se në dallim nga komunat e tjera veriore Komuna e Mitrovicës së Veriut e ka objektin në funksion.

“Përgatitjet janë duke shkuar normal. Për dallim nga komunat tjera veriore, komuna e Mitrovicës e ka objektin në funksion. Kemi qenë gati klinikisht të vdekur, por është një drejtori e ka mbajt gjallë komunën,e ajo është drejtoria e Administratës Publike…”, ka thënë Sadiku. 

Po ashtu, ai theksoi se betimi do të kalojë pa asnjë problem. 

Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Kryetarët e sapozgjedhur të gjithë të partive shqiptare, duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë. 

erden atiq

Sondazh

Poll