Bota

Kosova sot në heshtje zgjedhore/ Nesër zgjedhjet e parakohshme, mbi 1 mln qytetarë drejt kutive të votimit

5 Tetor 2019, 05:37 Nga DOSJA
Kosova sot në heshtje zgjedhore/ Nesër zgjedhjet e parakohshme, mbi 1

Kosovë– Sot Kosova është në heshtje zgjedhore. Ditën e nesërme në datë 6 tetor pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin ka kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Sondazhet kanë nxjerrë si fituese LDK-në me 32%, ndërsa të dytën në garë Lëvizjen Vetëvendosje me 28%.

Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00.  Mësohet se numri i votuesve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike. 

Në mënyrë që qytetarët të mos  ngatërrohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri ditën e sotme. 

Partitë në garë janë:

Nga subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, 20 janë parti politike dhe iniciativa qytetare: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demoratike e Kosovës (PDK), Lëvizja Vetëvendosje (LV), Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDPT), Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Fjala, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK), Partia e Pavarur Liberale (SLS), Iniciativa Qytetare Gora (GIG), Partia e Re Demokratike (NDS), Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Partia e Serbëve të Kosovës (PKS), Partia e Bashkuar e Goranëve (JGP), Nisma për Gorën (PG), Lista Serbe, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Partia e Re Rome e Kosovës (KNRP), Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni heshtje zgjedhore në kosovë partitë në garë në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 heshtje zgjedhore në kosovë partitë në garë në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll