Bota

‘Mu duk sikur një anëtar i familjes vdiq’, paditi të dashurin e ish-gruas, burri nga Karolina e Veriut fiton plot 750 mij

4 Tetor 2019, 15:18 Nga DOSJA
‘Mu duk sikur një anëtar i familjes vdiq’, paditi të

KAROLINË E VERIUT- E çuditshme, por ja që ndodh të fitosh shuma të majme nëse partneri ose partnerja ju tradhton.

Kështu ndodh në Karolinën e Veriut, ku një burrë ka paditur dashnorin e gruas së tij dhe ka arritur të fitojë gjyqin, dhe një shumë prej 750,000 dollarëve.

Kevin Howard, ka treguar se ishte i martuar prej 12 vitesh me gruan e tij, dhe lidhjen me të e konsideronte të shtrenjtë.

“Ishte gjëja më e vështirë që duhet të përballesh ndonjëherë, ishte sikur dikush të thërriste dhe të të thoshte që një anëtar i familjes kishte vdekur në mënyrë tragjike,”– u shpreh Howard.

Ndërkohë është mësuar se të tilla ligje janë të njohura edhe në Hawaii, Mississippi, New Mexico, Dakota e Jugut, Utah dhe në Karolinën Veriore.

Sipas Institutit të Drejtësisë Cornell në Karolinën Veriore, ligjet lejojnë që bashkëshorti të padisë dikë për “ndërhyrje me qëllim në marrëdhënies martesore” – dhe kjo është pikërisht ajo që bëri Howard.

Burimi: Unilad  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fiton 750 mijë dollarë kevin howard padit dashnorin e gruas fiton 750 mijë dollarë kevin howard padit dashnorin e gruas

Sondazh

Poll