Bota

Trump-Zelensky/ Zbulohen mesazhet, si e kërcënoi presidenti amerikan Ukrainën, të niste një hetim për Bidenin!

4 Tetor 2019, 17:10 Nga DOSJA
Trump-Zelensky/ Zbulohen mesazhet, si e kërcënoi presidenti amerikan

SHBA- Mesazhet me tekst të publikuara nga Demokratët në Kongres zbulojnë se si funksionuan zyrtarët amerikanë për të shtyrë presidentin ukrainas të niste një hetim publik për kundërshtarin e tij kryesor të Presidentit Trump, Joe Biden.

Mesazhet vijnë pasi Trump po përballet me një hetim zyrtar të fajësimit në lidhje me të.

Bisedat tregojnë se një nga diplomatët e lartë ka thënë se do të ishte diçka e “çmendur”  të japësh forca ushtarake për Ukrainën për përfitimin politik të Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

Ligji amerikan ndalon kërkimin e ndihmës së huaj për qëllime elektorale.

Por zoti Trump mohon çdo keqbërje, ndërsa ditën e djeshme , u bëri thirrje publikisht Ukrainës dhe Kinës që të hetojnë zotin Biden dhe djalin e tij Hunter për marrëdhëniet e tyre politike dhe të biznesit të tyre,  edhe pse ai nuk ka ofruar prova konkrete që mund t’i akuzojë ato.

Ai akuzon kundërshtarët e tij për një “gjueti shtrigash”.

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota trump volodimir zelensky trump volodimir zelensky

Sondazh

Poll