Bota

I mbaron karburanti në fluturim, rrëzohet avioni në Ukrainë, 5 të vdekur dhe 3 të plagosur

4 Tetor 2019, 16:38 Nga DOSJA
I mbaron karburanti në fluturim, rrëzohet avioni në Ukrainë,

UKRAINË- Një avion është rrëzuar sot  pranë qytetit perëndimor të Lviv, ku për pasojë kanë  mbetur të vdekur pesë njerëz dhe janë plagosur tre të tjerë.

Shkak për akstidentin  tragji, është bërë mungesa e karburantit, raportojnë mediat e huaja.

Ministri i Infrastrukturës ukrainase Vladyslav Krykliy njoftoi numrin e viktimave në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe tha se po zhvillohet një hetim.

Ai tha se aeroplani An-12 mbante shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe një pasagjer mëngjesin e kësaj të premteje, kur kërkoi të bënte një ulje emergjente për mungesë karburanti.

Shërbimi rajonal i urgjencës tha në një deklaratë se punonjësit e urgjencës shpëtuan, 3  u plagosën dhe 5 të tjerë humbën  jetën.

Burimi: abcnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 te plagosur 5 te vdekur rrezohet avioni ukraine 3 te plagosur 5 te vdekur rrezohet avioni ukraine

Sondazh

Poll