Bota

Zgjedhjet e parakohshme, sot dita e fundit e fushatës në Kosovë, nesër partitë në heshtje

4 Tetor 2019, 16:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme, sot dita e fundit e fushatës në Kosovë,

KOSOVË– Partitë politikë në Kosovë sot pritet që të zhvillojë takimet e fundit për fushatën elektorale për zgjedhjet e të dielës.

Pas orës 00:00, të gjitha subjektet politike do të nisin heshtjen zgjedhore, e cila do të vijojë deri të hënën.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojnë në Prishtinë tubimin përmbyllës, ndërsa partitë e tjera kanë zgjedhur ndryshe. 

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubimin e fundit në Gjilan, koalicioni AAK-PSD në Gjakovë, ndërsa Nisma e AKR në Prizren.

Në zgjedhje garojnë 25 parti dhe ka 5 kandidatë për kryeministër mes tyre edhe një femër. Ata janë: Kadri Veseli, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po zhvillohen pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit u thirr për të dëshmuar në Gjykatën e Speciale. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj zgjedhje ne kosove dorehiqet ramush haradinaj zgjedhje ne kosove

Sondazh

Poll