Bota

Shkarkimi i Presidentit Trump/ Publikohen mesazhet mes diplomatëve, për hetimin e Biden dhe djalit të tij

4 Tetor 2019, 14:10 Nga DOSJA
Shkarkimi i Presidentit Trump/ Publikohen mesazhet mes diplomatëve,

SHBA –Kryetarët e tre komisioneve të Dhomës Përfaqësuese, kanë publikuar ditën e djeshme  një material me të dhënat e Volker, ish-i dërguari special në Ukrainë dhe diplomatëve të tjerë amerikanë në Ukrainë  teksa  bisedojnë  rreth një përgjigjes që duhet të japin, nëse duhet  të  hetohen për Joe Bidenin apo jo.

Nga mediat e huaja shihen edhe dokumentet në të cilat janë transkriptuar mesazhet dhe bisedat telefonike mes  ligjvënësve të tre komisioneve përkatëse.

Kurt Volker, ish-i dërguari amerikan special në Ukrainë, ka dhënë një intervistë relativishtë  të gjatë, rreth 9 orë e gjysëm ditën e djeshme.

Në mesazhet e publikuara vihet re që, Volker dhe dy udhëqeqësit e komisioneve të tjera bisedojnë për të gjetur një  mënyrë efikase rreth kërkesave që ka Donald Trump për hetimin ndaj Joe Bidenit dhe djalit të tij.

Ndërkohë  që mes shumë mesazheve të bëra publike, në njërin prej tyre Volker në bisedat e zhvilluara me ambasadorin, Gordon Sondland, mësohe të kenë diskutua rreth një projekti nga ku qeveria e Ukrainës do të kërkonte hetim për zgjedhjet presidenciale në Amerikë gjatë vitit 2016 dhe për një kompani ku Hunter Biden, djali i Joe Biden ka qenë një prej anëtarëve të bordit.

Gjithashtu një prej pikave më të rëdësishme të diskutuara mes tre përfaqësuesve të Komisioneve, ka qenë edhe  çështja e shumë  përfolur gjatë ditëve të fundi, “Presioni i Trump ndaj Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Pra kjo çështje është një ndër pikat kyçe të hetimit nga Dhoma e Përfaqësuesve, lidhur me akuzat e ngritura nga demokratët amerikanë për shkarkimin e Trump nga posti i Presidentit.

Burimi:  cbsnews.com

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dhomës përfaqësuese hetimi i biden dhe djalit të tij kryetarët e tre komisioneve shkarkimi i presidentit trump volker dhomës përfaqësuese hetimi i biden dhe djalit të tij kryetarët e tre komisioneve shkarkimi i presidentit trump volker

Sondazh

Poll