Politike

Bashkia Skrapar pa buxhet, reagon Ministria e Financave: Fajin e ka kryetari

1 Mars 2019, 16:00 Nga DOSJA
Bashkia Skrapar pa buxhet, reagon Ministria e Financave: Fajin e ka kryetari

TIRANË- Pas kërkesës për interpelancë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, drejtuar ministres së Financave Anila Denaj, lidhur me bllokimin e buxhetit për Bashkinë Skrapar, ka reaguar zyrtarisht institucioni i Ministrisë. (Lexo këtu)

Me anë të një deklarate nisur për shtyp, Ministria e Financave dhe Ekonomisë shprehet se nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, ndërsa akuzon për këtë kreun e Bashkisë Skrapar.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit. Shkaktar kryesor është kryetari i bashkisë. Fondet për bashkinë janë të disponueshme në thesar”, – thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, Këshilltarët socialistë nuk kanë pranuar të votojnë prë buxhetin e ri, duke shkaktuar kaos, ndërsa janë ngërç institucionet, përfshi çerdhet e shkollat. (Lexo këtu) Sipas socialistëve, buxheti nuk është votuar për shkak se numri i punonjësve në këtë bashki është i lartë, duke shkaktuar kështu ngrirje të institucioneve.

DEKLARATE PËR MEDIAT

MBI SITUATËN E KRIJUAR NË BASHKINË SKRAPAR

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë e Skraparit (Ҫorovodë), Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka ndjekur nga afër ҫdo zhvillim në këtë bashki.

Ministria e Financave nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, dhe nga të gjitha informacionet që disponon shkaktar kryesor për këtë situatë është Kryetari i Bashkisë.

Në bazë   të   Ligjit   për   Vetëqeverisjen   Vendore   dhe   Ligjit   për   Financat   Vendore,   Këshilli   i  Bashkisë, Skrapar me datë 04.01.2019, ka bërë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, ky vendim është konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Berat.

Sipas pikës 2 të nenit 43 të ligjit 68, datë 27.04.2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, nëpunësi autorizues që në rastin konkret është Kryetari i Bashkisë Skrapar, duhet të dërgojë në degën  e   thesarit   detajimin   e   buxheti   të   vitit   2019,   sipas   vendimit   të   Këshillit. Pretendimi i Kryetarit të Bashkisë, Skrapar për përdorimin e buxhetit të përkohshëm vendor për vitin 2019, 1/12 e shpenzimeve të një viti më parë është në kundërshtim me ligjin për sa kohë që këshilli i kësaj bashkie është shprehur me një vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2019.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Skrapar përmes shkresës nr. 1250/1, datë 04.02.2019, të bëjë detajimin e buxhetit dhe ta dërgojë atë për zbatim në degën e thesarit Skrapar. 

Në vijim, MFE bënë sërish me dije se fondet janë të disponueshme në thesar dhe presin vetëm kërkesën e Kryetarit të Bashkisë për detajimin e buxhetit. Pa këtë detajim, që vetëm Kryetari i Bashkisë ka të drejtën në bazë të ligjit për ta dërguar si nëpunësi autorizues i bashkisë, thesari është në pamundësi ligjore të çeljes të fondeve.

I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie.

Në këto kushte, për krijimin e kësaj situate, bazuar në kuadrin ligjor Ministria e Brendshme si autoriteti qëndror përgjegjës për pushtetin vendor, përmes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave ka nisur procedurat për inspektimin e të gjithë praktikës të dokumentacionit për këtë rast dhe në ditët në vijim merret një vendim për zgjidhjen.

Ministria e Financave do të çeljes të fondeve menjëherë sapo të depozitohet detajim i buxhetit sipas ligjit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron gjithashtu të gjithë qytetarët e vendit se ajo vepron bazuar në ligj për të gjithë shtetasit njësojë pa dallim.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu, i cili u shpreh se fajet për këtë i ka Prefekti i Beratit, për shkak të konfirmimit të disa vendimeve të pa ligjshme. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia skrapar bllokimi i buxhetit ministria e financave bashkia skrapar bllokimi i buxhetit ministria e financave

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2019, 14:47

Nard Ndoka dhe Agron Duka djegin mandatet (Foto)

Deputeti Nard Ndoka dhe kandidati për deputet Agron Duka kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i tyre si deputet. Në foton e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al s...