Politike

‘Vetë-shpallet’ kryetar i opozitës së re, Kujtim Gjuzi: Fola me ndërkombëtarët, më thanë mos e lësho mandatin

1 Mars 2019, 15:50 Nga DOSJA
‘Vetë-shpallet’ kryetar i opozitës së re, Kujtim

TIRANË– Roli i ndërkombëtarëve në një vend të vogël si Shqipëria është gjithmonë i rëndësishëm. Por në situatën ku ndodhet sot vendi ynë, me një opozitë që është jashtë parlamentit, duket se është vendimtar.

Deri më tani, janë 4 kandidatë të LSI që kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke pranuar zyrtarisht mandatin e deputetit.

Por duket se numri do të rritet…

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, i vënë nga listat e kryetarit Lulzim Basha i 19-ti në Durrës, ka thënë për Top Channel se është një nga drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar.

‘Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore. Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar’, tha Gjuzi.

Ai ka pranuar ndikimin e ndërkombëtarëve për të pranuar mandatin dhe thotë se është kontaktuar nga OSBE për të mos e lëshuar mandatin.

‘Kemi patur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin’.-thotë Gjuzi.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi opozita e re qëndrimi i ndërkombëtarëve djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi opozita e re qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2019, 14:47

Nard Ndoka dhe Agron Duka djegin mandatet (Foto)

Deputeti Nard Ndoka dhe kandidati për deputet Agron Duka kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i tyre si deputet. Në foton e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al s...