Art&Argëtim

“Mora vesh se ke kaluar siklete”/ Cllevio Serbiano telefonon Stresin, reperi konfirmon “krisjen” e miqësisë me Noizy-n: S'dua t'ju shoh me sy

Reperi u telefonua nga Cllevio, i cili ishte në video live në “Tik Tok”. Shumë i qetë, Cllevio pyet Stresin se nëse fjalët që kishte dëgjuar janë të vërteta.

18 Maj 2023, 20:27 Nga k.m.
“Mora vesh se ke kaluar siklete”/ Cllevio Serbiano telefonon
Stresi, Cllevio Serbiano dhe Noizy

TIRANË- Noizy dhe Stresi janë dy nga reperët më në zë të tregut muzikor shqiptar, të cilët janë njohur gjithmonë për rivaliteti e tyre, por miqësia e tyre u bë lajm pak kohë më parë. Por tashmë kryefjala në median rozë në vend është prishja e miqësisë.

Mirëpo duket se çdo gjë është e vërtetë dhe sapo e konfirmoi vetë Stresi gjatë një telefonate me reperin tjetër, Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe edhe si Cllevio Serbiano.

Reperi u telefonua nga Cllevio, i cili ishte në video live në “Tik Tok”. Shumë i qetë, Cllevio pyet Stresin se nëse fjalët që kishte dëgjuar janë të vërteta. E Stresi e pohoi me gojën e tij, madje dukej edhe i prekur nga shkatërrimi i marrëdhënies me mikun e tij të ngushtë.


“Është e vërtetë. Nuk du me pa me sy asnjërën palë,”- thotë Stresi. Ndërkohë që deri më tani, ende nuk ka asnjë reagim nga Noizy. Të dy, vetëm pak ditë më parë ishin duke xhiruar videoklipin për këngën e tyre, por mesa gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që e gjitha të jetë stisur për marketing.

stresi cllevio serbiano noizy

Sondazh

Poll