Art&Argëtim

Trondit me deklaratën aktorja Jane Fonda: Regjisori donte të bënte seks me mua për të parë se si janë orgazmat e mia

Fande tregoi se kjo kishte ndodhur në një episod të fundit të 'Watch What Happens Live' gjatë prodhimit të thrillerit të vitit 1964.

18 Maj 2023, 16:56 Nga f.i
Trondit me deklaratën aktorja Jane Fonda: Regjisori donte të
Jane Fonda

SHBA- Aktorja Jane Fonda ka zbuluar së fundmi se regjisori francez Rene Clementse i ka kërkuar të bëjnë seks. Mediat e huaja shkruajnë se Fande tregoi se kjo kishte ndodhur në një episod të fundit të 'Watch What Happens Live' gjatë prodhimit të thrillerit të vitit 1964.

“Epo, ai donte të shkonte në shtrat me mua sepse tha se personazhi që luaja kishte një orgazëm në film dhe duhej të shihte se si ishin orgazmat e mia të vërteta. Ai e tha në frëngjisht dhe unë bëra sikur nuk e kuptoja”,-tha Fonda.

Në film Fonda luan rolin e një gruaje që bie në dashuri me një burrë në arrati nga një bandë gangsterësh.

Në kohën e xhirimit të Joy House, Clement ishte 51 vjeç dhe Fonda 27. Gjatë viteve 1950 dhe 1960, regjisori ishte një nga më të njohurit në Francë dhe mori pesë çmime në Festivalin e Filmit në Kanë gjatë karrierës së tij. Ai u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare në vitin 1996.

jane fonda regjisori

Sondazh

Poll