Art&Argëtim

Bashkohen Shakira dhe Gisele Bundchen, hanë sushi me fëmijët e tyre në Miami

Këngëtarja e njohur dhe supermodelja së fundmi janë ndarë pas shumë vitesh .

18 Maj 2023, 16:51 Nga k.m.
Bashkohen Shakira dhe Gisele Bundchen, hanë sushi me fëmijët e
Shakira dhe Gisele Bundchen

SHBA- Shakira dhe Gisele Bundchen u panë duke darkuar në restorantin Makoto në Miami. Këngëtarja kolumbiane dhe supermodelja braziliane shoqëroheshin nga fëmijët e tyre, përkatësisht Sasha dhe Milan, e po ashtu edhe Vivian e Benjamin.

Sipas TMZ, Gisele mbërriti në restorantin me ushqim sushi rreth orës 19:15, ndërsa Shakira mbërriti rreth 10 minuta më vonë. Pasi hynë brenda, porositën një shumëllojshmëri rolesh, hamachi dhe sallata. Dy yjet kanë më shumë të përbashkëta nga sa mund të mendohet.

Përveç origjinës së Amerikës së Jugut dhe famës së madhe, femrat e famshme kanë qenë gjithashtu në marrëdhënie të profilit të lartë me dy nga atletet më të mëdha profesionale në botë. Gerard Pique ishte një futbollist profesionist që luajti për shumë vite në Barcelonë, ndërsa Tom Brady sapo është tërhequr nga futbolli amerikan, në të cilin konsiderohet si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë sport.

Shakira dhe Gisele së fundmi u ndanë nga bashkëshortët e tyre pas 11 dhe 13 vitesh lidhje dhe dy fëmijëve. Ndaj, ndoshta këto ngjashmëri mes dy femrave janë fillimi i një miqësie të mirë.

shakira gisele bundchen

Sondazh

Poll