Art&Argëtim

Queen Charlotte rrugës për t’u bërë seriali më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix

“Queen Charlotte’ ka mbërthyer përdoruesit e Netlix para ekranit, duke u futur në rrugën për thyerjen e rekordit të shikeshmërisë vetëm javën e dytë pas publikimit të tij.

18 Maj 2023, 16:55 Nga a.d
Queen Charlotte rrugës për t’u bërë seriali më i
Queen Charlotte: A Bridgerton Story

ANGLI- ‘Queen Charlotte: A Bridgerton Story’ është seriali më i ri në Netflix, që doli më 4 maj si vazhdim i serialit ‘Bridgerton’. Krijuar nga Shonda Rhimes, këto seri kanë shumë gjasa të thyejnë rekordin e serive më të ndjekura të të gjitha kohërave. Në këto dy javë, ‘Queen Charlotte’ numëron plot 307 milionë orë shikimi, dhe nëse arrin të thyejë rekordin, do jetë serial i parë që arrin t'a bëjë këtë me një numër relativisht të vogël episodesh, vetëm 6. Seriali ka bërë që shikuesit t'i kthehen edhe një herë tjetër 'Bridgerton', duke i vendosur sezonet 1 dhe 2 sërish në listën e Top 10 të Netflix.

Episodet janë shkruar nga Shonda Rhimes, bazuar në novelën e autores amerikane Julia Quinn. Në rolet kryesore qëndrojnë India Amarteifio si Mbretëreshë Charlotte dhe Corey Mylchreest si Mreti George III. Seriali portretizon historinë e dashurisë midis dy personazheve kryesorë dhe kimia perfekte midis tyre, ka bërë që fansat të kërkojnë më shumë episode dhe më shumë nga historia e tyre.

Së fundmi, Shonda ka thënë për Deadline: “Ka patur shumë pyetje, por nuk dua të flas akoma për këtë. Mund të jetoja përgjithmonë me Charlotte dhe Geroge, por ne treguam një histori shumë specifike dhe të kompletuar të kësaj dashurie imperfekte. Por nuk përjashtoj asnjë mundësi, sepse asnjëherë nuk i dihet.” Më pas ajo shtoi: “Megjithëse historia është pothuajse  e përfunduar, shanset për një sezon të dytë nuk duhen përjashtuar.”/ HindustanTimes

queen charlotte netflix a bridgerton story king george

Sondazh

Poll