Art&Argëtim

Merr fund romanca! Billie Eilish ndahet me Jess Rutherford

Lidhja e tyre përfundoi pas rreth gjysmë viti.

18 Maj 2023, 16:43 Nga k.m.
Merr fund romanca! Billie Eilish ndahet me Jess Rutherford
Billie Eilish dhe Jess Rutherford

SHBA- Billie Eilish dhe Jess Rutherford u ndanë pas rreth gjysmë viti lidhje. Këngëtarja dhe muzikanti bënë paraqitjen e tyre të parë publike në tetor 2022, në një restorant West Hollywood. Edhe pse lidhja e tyre nisi me perspektiva shumë të mira dhe Billie Eilish deklaroi se ishte “e lumtur dhe e emocionuar” me partnerin e saj, ajo përfundoi vetëm.

Duke folur për revistën People, një i afërm i Billie Eilish tha: Ne mund të konfirmojmë se Billie dhe Jess janë ndarë miqësisht dhe mbeten miq të mirë. “Të gjitha thashethemet për ekzistencën e një pale të tretë janë të rreme. Të dy janë të lirë tani për tani dhe të vendosur të ecin vetëm për momentin.

Dalja e tyre e fundit publike ishte në festivalin Coachella muajin e kaluar. Asgjë nuk tregoi se marrëdhënia e tyre po kalonte një krizë.

billie eilish jess rutherford

Sondazh

Poll