Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kavaja dhe Fushë Kruja i bashkohen Tiranës, shtohen edhe sektore të tjerë

Tashmë Kruja dhe Fushë Kruja do të varen nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina nga DVP Durrës.

18 Maj 2023, 20:22 Nga k.m.
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kavaja dhe Fushë Kruja i
Foto ilustruese

TIRANË- Ndryshime në Policisë e Shtetit! Ka ndryshime në strukturën e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë krijuar sektorë të veçantë.

Tashmë Kruja dhe Fushë Kruja do të varen nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina nga DVP Durrës. Vora do të njihet si Komisariati nr. 7 e ndërsa Kruja si Komisariati nr. 8. Nga ana tjetër Farka, nga postë do të kthehet në stacion policor.

Gjithashtu u ngrit një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike, për të kontrolluar edhe një mënyrë tjetër krimi. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.

Po ashtu, edhe tek sektori i narkotikëve ka pësuar disa ndryshime ku është rritur numri i efektivëve hetues.

tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll