Aktualitet

Punëtori ra nga pallati në Vlorë, arrestohet bashkëpronari dhe drejtuesi teknik. Policia: Punimet bëheshin pa leje

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, e cila bën me dije se për vdekjen e 60-vjeçarit, në pranga ka përfunduar bashkëpronari i pallatit dhe drejtuesi teknik.

18 Maj 2023, 19:41 Nga k.m.
Punëtori ra nga pallati në Vlorë, arrestohet bashkëpronari
Foto ilustruese

VLORË- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pas aksidentit me vdekje në punë në një pallat në Ujin e Ftohtë, ku një punëtor ra nga lartësia dhe humbi jetën. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, e cila bën me dije se për vdekjen e 60-vjeçarit, në pranga ka përfunduar bashkëpronari i pallatit, M.H. 70 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente. I arrestuar është edhe administratori dhe drejtuesi teknik i firmës, A.K. 53 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën, arrestuan shtetasit: -M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente; -A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

vlore policia e shtetit

Sondazh

Poll