Aktualitet

Futen të vjedhin në shtëpia por bie alarmi! Policia i ndjek HAP PAS HAPI, njëri arrestohet, çantën e kishte plot me sende të vjedhura

Pas dhënies së alarmit, Policia mbërriti në banesë dhe menjëherë nisi ndjekja e shqiptarit.

18 Maj 2023, 18:36 Nga k.m.

Futen të vjedhin në shtëpia por bie alarmi! Policia i ndjek HAP

ITALI- Policia e Shtetit arrestoi një shtetas shqiptar 35-vjeçar, pa vendqëndrimi në Itali, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas mediave italiane, shqiptari i paidentifikuar me emër, u prangos pasi kur u fut për të vjedhur në një shtëpi, e pikërisht në këtë moment iu ndez alarmi i banesës.

Pas dhënies së alarmit, Policia mbërriti në banesë dhe menjëherë nisi ndjekja e shqiptarit. Njëri nga dy subjektet arriti të arratisej, ndërsa tjetri u kap. Edhe pse tentoi t'u rezistonte, përfundoi në pranga. Në çantën e shpinës që mbante 35-vjeçari, policët gjetën shumë sende të vjedhura, stilolapsa dhe bizhuteri ari, me vlerë mijëra euro, si dhe sende të përshtatshme për vjedhje.

Pronari i shtëpisë ka falenderuar agjentët për ndërhyrjen e tyre.

itali

Sondazh

Poll