18 Maj 2023, 19:06
Nga k.m.
Pamje nga aksioni
MAQEDONI E VERIUT- 15 trafikues droge dhe arme, kryesisht shqiptarë nga Shkupi, janë arrestuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi rreth 1-vjeçar. Hetimet kanë nxjerrë në pah detaje të shumta për shitblerje droge dhe trafik armësh, e gjitha në kuadër të tre grupeve të lidhura kriminale që blinin nga Kosova dhe Shqipëria dhe shisnin në Maqedoninë e Veriut.
“Pas marrjes së urdhrave për bastisje të lëshuara nga gjyqtari për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 27 lokacione në Shkup dhe janë ndaluar 15 persona të moshës nga 20 deri në 54 vjeç, të gjithë nga Shkupi, ndërsa tre persona janë në kërkim. Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marijuanë, të cilat janë lëndë e ekspertizës, janë gjetur municione luftarake, një armë, automjete, një sasi e madhe e devizave dhe parave në denarë, telefona celularë,"-thuhet sipas mediave vendase.
Pamje nga aksioni
Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit ka shqiptuar masën e paraburgimit për të gjithë trafikuesit të moshës 20 deri 54 vjeç. Por identiteti i tyre nuk është bërë me dije. Në operacionin, i cili u krye herët në mëngjesin e djeshëm, dyshohen gjithsej 18 persona, tre prej të cilëve janë në arrati. Kontrollet dje janë kryer në disa në vendbanimet të Shkupit si në Karposh, Kisella Vodë, Hasnabeg, Shuto Orizarë dhe në fshatin Haraçinë.
Droga e llojit kokainë është shitur për rreth 100 euro për një gram, ndërsa ai i llojit marijuanë dhe amfetaminë janë shitur për pesë dhe 25 euro për një gram. Ndërkohë shitja e armëve ka shkuar deri në një mijë euro për një armë. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, për tregti me drogë parashikohen të paktën pesë vite burg, ndërsa tregtimi me armë dënohet me të paktën tetë vite burg.
shkup
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:36
k.m.
ITALI- Policia e Shtetit arrestoi një shtetas shqiptar 35-vjeçar, pa vendqëndrimi në Itali, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas mediav...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:41
F.M
Terni
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar ka fituar pafajësinë dy vite pas arrestimit të tij, pasi në tualetin e lokalit që ...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:27
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një plagosje ka ndodhur brenda në burgun e Malandrinos, ku dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetri...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:16
f.i
marjuanë
ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi në banesën e tij u gjet&eum...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:04
k.m.
Sibora Gagani
SPANJË- Quhej Sibora Gagani dhe u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në...
Aktualitet
18 Maj 2023, 17:35
F.M
Vendi ku ndodhi vrasja në Gramsh
GRAMSH- Personi që ndodhet pas hekurave pasi ka vrarë 15-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh ka treg...
Aktualitet
18 Maj 2023, 17:26
F.M
Shkolla ku ndodhi vrasja në Gramsh
GRAMSH- Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e të miturit Fatjon Bici në Gram...
Aktualitet
18 Maj 2023, 15:40
Apeli i GJKKO
TIRANE- Ish shoferi në Drejtorinë e Burgjeve, Hamza Tola është dënuar me 2.3 vite burg. Ai merrte para duke i premtu...
Aktualitet
18 Maj 2023, 15:30
m.s
numerimi i votave
TIRANË- Në të gjithë vendin është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të kutive t&eum...
Aktualitet
18 Maj 2023, 15:09
m.s
Fatjion Bici, viktima
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatë kërkesën për caktim mase sigurie "arrest në bu...