18 Maj 2023, 19:56
Nga I.A
Tefta Malaj
ITALI- Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare, e cila mbeti e plagosur nga bashkëshorti i saj më shumë se 10 ditë më parë, ka dalë nga ambientet e spitalit. Ansa shkruan se ajo ishte pjesë e funeralit të vajzës së saj, Xhesikës, ndërsa tashmë sipas avokatit mbrojtës po përballet me një situatë të vështirë emocionale, për shkak se në komente të ndryshme në rrjetet sociale, ajo bëhet fajtore për vdekjen e të bijës.
“Ajo ndihet e persekutuar nga të gjithë ata urrejtës që po e sulmojnë rëndë në rrjetet sociale, sikur fajin e ka ajo për atë që ka bërë Taulanti”, deklaron avokati Michele Sodrio.
Avokati tregon se me vullnetin e shprehur të gruas ka ndërmarrë veprime për të gjetur një shtëpi të re për Teftën dhe djalin e saj 5 vjeçar, të cilët tashmë po ndihmohen dhe nga punonjësit social. Ndërkohë që avokati zbulon dhe kërkesën që i ka bërë presidentit italian për rastin tragjik të Teftës.
“I bëra një apel Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, sepse shpresojmë në ndërhyrjen e tij në kërkesën për nënshtetësinë italiane që Tefta ka bërë disa muaj më parë. Ka mbi 18 vite që jeton në Itali, dy fëmijët i kanë lindur në Itali”, nënvizon ai duke iu referuar Xhesikës dhe 5-vjeçarit, dëshmitarë të masakrës në shtëpi. Ajo vetë është e integruar në mënyrë perfekte dhe ndihet italiane thellë në shpirt”, përfundon avokati.
Taulant Malaj shkaktoi një masakër. Ai qëlloi 23 herë me thikë fiqnjin e tij, sapo ky i fundit doli nga banesa pasi dyshonte se kishte lidhje me të shoqen. Më pas u fut në shtëpinë e ti jdhe qëlloi gruan e vajzën e tij. Kjo e fundit, vetëm 16 vjeçe, Xhesika ndërroi jetë në vend. I trembur u gjet dhe djali i vogël, vetëm 5 vjeç.
taulant malaj tefta malaj
Aktualitet
18 Maj 2023, 19:43
F.M
Shkolla ku ndodhi vrasja
GRAMSH- Janë zbardhur dëshmitë e shokëve të autorit të vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bic...
Aktualitet
18 Maj 2023, 19:41
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pas aksidentit me vdekje në punë në një pallat n&e...
Aktualitet
18 Maj 2023, 19:09
F.M
Artan Muharremi
SPANJË- Artan Muharremi i njohur si Luli është një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje. Mediat spa...
Aktualitet
18 Maj 2023, 19:06
k.m.
Pamje nga aksioni
MAQEDONI E VERIUT- 15 trafikues droge dhe arme, kryesisht shqiptarë nga Shkupi, janë arrestuar nga Policia e Shtetit pas nj&eum...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:36
k.m.
ITALI- Policia e Shtetit arrestoi një shtetas shqiptar 35-vjeçar, pa vendqëndrimi në Itali, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas mediav...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:41
F.M
Terni
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar ka fituar pafajësinë dy vite pas arrestimit të tij, pasi në tualetin e lokalit që ...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:27
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një plagosje ka ndodhur brenda në burgun e Malandrinos, ku dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetri...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:16
f.i
marjuanë
ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi në banesën e tij u gjet&eum...
Aktualitet
18 Maj 2023, 18:04
k.m.
Sibora Gagani
SPANJË- Quhej Sibora Gagani dhe u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në...
Aktualitet
18 Maj 2023, 17:35
F.M
Vendi ku ndodhi vrasja në Gramsh
GRAMSH- Personi që ndodhet pas hekurave pasi ka vrarë 15-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh ka treg...