Aktualitet

Mbante çanta me drogë në bodrum/ Arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen 4 kg marijuanë

Agjentët e Policisë së Shtetit të Como ndërhynë në Solbiate për të kontrolluar banesën e tij nuk gjetën asgjë, por më pas në bodrumin poshtë, vunë re çanta të mëdha të cilat ishin të mushura me drogë.

18 Maj 2023, 18:16 Nga f.i
Mbante çanta me drogë në bodrum/ Arrestohet 47-vjeçari
marjuanë

ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi në banesën e tij u gjetën 4 kg e 700 gramë marjuanë.

Mediat e huaja raportojnë se fillimisht kur agjentët e Policisë së Shtetit të Como ndërhynë në Solbiate për të kontrolluar banesën e tij nuk gjetën asgjë, por më pas në bodrumin poshtë, vunë re çanta të mëdha të cilat ishin të mushura me drogë.

Pasi u arrestua shqiptari u dërgua në Bassone me akuzën e ndalimit për trafikim droge.

arrestohet 47-vjecari ne itali

Sondazh

Poll