Politike

Ndiheni në borxh me Sorosin për studimet? Flet Basha: S’kam marrë asnjë bursë nga Shoqëria

4 Tetor 2019, 19:18 Nga DOSJA
Ndiheni në borxh me Sorosin për studimet? Flet Basha: S’kam

TIRANË– Kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur në studion e Syri,net, lidhur më financimin e fondacionit Soros, ka mohuar të ketë marrë mbështetje financiare nga fondacioni Soros.

Basha tha se ky fondacion ka financuar drejtpërdrejtë shkollën ku ai ka studiuar, dhe jo atë si student.

Pyetja: Ndiheni në borxh me Sorosin për studimet?

Basha:Kjo është gjëja më e kotë për ta mbyllur këtë intervistë. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë asnjëherë mbështetje financiare direkte nga “Fondacioni për shoqërinë e hapur”. Universiteti ku unë kam studiuar ka marrë financime të ndryshme duke përfshirë dhe “Fondacionin për shoqërinë e hapur”. Ka marrë për një numër studentësh shqiptarë nga fondacione në Shqipëri, n.q.s. nuk gabohem edhe në New York ka marrë të njëjtën gjë për studentët nga Polonia në atë kohë që s’ishin anëtarë të BE-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fondacioni soros lulzim basha fondacioni soros lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 4 Tetor 2019, 18:47

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. E pyetur...