Bota

Veriu i Kosovës/ Hovenier: Kryetarët të shmangin forcën për të hyrë në objektet komunale

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, Hoveniver tha se Amerika nuk mendon se është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave.

18 Maj 2023, 16:04 Nga f.i
Veriu i Kosovës/ Hovenier: Kryetarët të shmangin forcën
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se duhet të shmanget çdo konflikt dhe përplasje që qon në rritjen e tensioneve me betimin e kryetarëve të rinj në veri.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, Hoveniver tha se Amerika nuk mendon se është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave, shkruan Klankosova.tv.

“I kam bërë disa komente edhe gjatë ditës së djeshme, të njëjtat i diskutova edhe sot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kjo gjë duhet të ndodhë në një mënyrë që shmang konfliktet dhe përplaset që mund të qojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne jemi për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të mirë, ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme”, -u shpreh Hovenier.

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll