Bota

Ministri i Jashtëm çek: Kemi anuluar marrëveshjet e epokës sovjetike që i lejonin Rusisë të përdorte tokën falas

Çekosllovakia komuniste kishte bërë këto marrëveshje për t’i dhënë tokë falas BRSS në vitet 1970 dhe 1980. Marrëveshje që nuk u ndryshuan kur u shemb BRSS në 1991 dhe nga të cilat Rusia vazhdoi të përfitonte.

18 Maj 2023, 10:40 Nga a.l
Ministri i Jashtëm çek: Kemi anuluar marrëveshjet e epokës
Qeveria çeke

ÇEKI- Qeveria çeke ka njoftuar se do të anulojë marrëveshjet që datojnë nga epoka sovjetike që i lejonin Rusisë të përdorte tokën dhe pronat e paluajtshme në territorin çek falas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter. 

“Qeveria ka anuluar marrëveshjet e epokës komuniste sipas të cilave qeveria ruse përdori dhjetëra parcela toke në Republikën Çeke falas”, tha ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky në një postim në Twitter. 

Çekosllovakia komuniste kishte bërë këto marrëveshje për t’i dhënë tokë falas BRSS në vitet 1970 dhe 1980. Marrëveshje që nuk u ndryshuan kur u shemb BRSS në 1991 dhe nga të cilat Rusia vazhdoi të përfitonte.

jan lpavsky

Sondazh

Poll