Bota

Përmbytjet bëjnë 'kërdinë' në Itali/ Dosja.al siguron PAMJE, shihni momentin kur uji vërshon si 'lumë' brenda në banesë, shkatërron çdo gjë

Siç shihet edhe nga pamjet dëmet materiale të shkaktuara në këtë banesë janë të pallogaritshme. 

18 Maj 2023, 10:15 Nga a.l
Përmbytjet bëjnë 'kërdinë' në Itali/
Përmbytje në Itali

ITALI- Situata e përmbytjeve në Itali vazhdon të jetë e rënduar. Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq, teksa dalja nga shtrati i lumenjve ka vërshuar në të gjitha provincat në Emilia Romagna dhe Bologna duke përmbytur rrugët e banesat. Dosja.al ka siguruar pamjet ekskluzive nga situata e përmbytjeve në Cesena, ku siç shihet uji vërshon brenda banesës teksa qytetari filmon duke u ngjitur në katin e dytë të shtëpisë në përpjekje për të shpëtuar. Ndërkohë që siç shihet edhe nga pamjet dëmet materiale të shkaktuara në këtë banesë janë të pallogaritshme. 

 

Emergjencat civile nuk kanë përfunduar ende. Në 24 orët orët e fundit bilanci i viktimave nga moti i keq ka shkuar në 9, ndërsa rreth 13 mijë banorë janë zhvendosur nga zonat e përmbytura. Më konkretisht 3 mijë në Bolonja, 5 mijë në Faenza dhe 5 mijë në zonën e Ravenës. Mediat italiane raportojnë se niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të ndikojnë në dobësimin ose argjinaturat e dëmtuara dhe mbi 200 rrëshqitjet e dheut që prekin kodrat dhe malet. Ndër lumenjtë e përmbytur janë Lamone në Faenza, Savio në Cesena, Montone në Forlì. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll