Bota

Samiti i G7 në Hiroshima, Biden mbërrin në Japoni

 Biden, si një nga udhëheqësit e G7, do të nderojë historinë dhe kryeministrin japonez, Fumio Kishida. 

18 Maj 2023, 10:07 Nga a.l
Samiti i G7 në Hiroshima, Biden mbërrin në Japoni
Joe Biden

JAPONI-Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Japoni, ku mesditën e sotme do të marrë pjesë në samitin e G7 në që do të zhvillohet në Hiroshimë.

Mediat e huaja raportojnë se në fokus të bisedimeve do të jetë gjithashtu edhe fundi i Luftës së Dytë Botërore në Paqësor, për të cilën presidenti Biden do të mbajë një referencë. Biden, si një nga udhëheqësit e G7, do të nderojë historinë dhe kryeministrin japonez, Fumio Kishida. 

Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore.  Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues. 

samiti i g7

Sondazh

Poll