Sport

Guardiola i emocionuar: “Luanim me dhimbje barku që...”

Trajneri i Mançester Sitit ishte thellësisht i kënaqur pasi arriti të eliminonte Real Madridin duke u hakmarrë në një fare mënyre për atë gjysmëfinale të vitit të shkuar.

18 Maj 2023, 09:20 Nga DOSJA
Guardiola i emocionuar: “Luanim me dhimbje barku që...”

ANGLI - Pep Guardiola u prek dukshëm kur iu përgjigj mikrofonave të Ligës së Kampionëve të Movistarit disa minuta pasi eliminoi Real Madridin për t’u kualifikuar vetë në finalen e Champions League 2022/23. Në një farë mënyre, ai u hakmor për atë që ndodhi vitin e kaluar, kur ishte skuadra spanjolle ajo që doli në finale dhe fitoi edhe trofeun. “Kemi luajtur me dhimbjen e barkut që na shkaktoi vitin e kaluar dhe nuk kishim harruar asgjë nga ajo ndjesi që na pat shkaktuar. Jemi shumë të lumtur që jemi në finale”, tha ai në radhë të parë.

Pas rezultatit të ndeshjes së parë në Spanjë me shifrat 1-1, ky takim. Dytë shkoi në shifrat 4-0 me një paraqitje të skuadrave krejtësisht ndryshe nga ajo e “Bernadeut”. "Në ndeshjen e parë vendosa të kisha një skemë të ndryshme, nga kjo që përdora në këtë takim të dytë. Këtë here funksionoi pasi aksionet ishin më të rrjedhshme. Këtë vit në shtëpi ndihemi shumë, shumë të fortë. Nuk e di pse, por ne ndihemi shumë rehat në stadiumin tonë”, shpjegoi Guardiola kur u pyet për dallimin mes dy ndeshjeve.

Mirëpo, si zakonisht me të, kishte vend edhe për disa kritika për momente të caktuara të ndeshjes. "Në fillimin e pjesës së dytë ne nxituam shumë dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi qenë aq mirë. Por është normale,” - tha Pep .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll