Sport

Guardiola dhe miqtë e tij “tallen” me Realin e Madridit pas ndeshjes…

Manel Estiarte ka publikuar imazhin pas fitores 4-0 ndaj Real Madridit

18 Maj 2023, 09:52 Nga DOSJA
Guardiola dhe miqtë e tij “tallen” me Realin e Madridit pas

ANGLI - Pep Guardiola festoi me rrethin e tij të ngushtë humbjen e Real Madridit , teksa Manel Estiarte ishte përgjegjës për ta bërë publike në Instagram pas ndeshjes. 

Në foto Guardiola dhe Estiarte shihen së bashku me të ftuar të tjerë në një dhomë private në stadiumin Etihad, duke përfshirë vëllain e Pep, Pere Guardiola, dhe ish-presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, si dhe presidentin e Manchester City, Khaldoon Al Mubarak.

Në foto ata po bëjnë gjestin me katër gishta si për të treguar 4 golat që shënuan ndaj kundërshtarit të tyre në këtë ndeshje kthimi të gjysmëfinales së Champions Leagues. Estiarte e shoqëroi foton me një mesazh. "Katër?".

Guardiola: Ne e donim Real Madridin
Trajneri katalanas siguroi në një konferencë për shtyp, pasi eliminoi Real Madridin, se donte të përballej me bardhezinjtë në short:"Kjo është më e mira, të bësh një lojë të shkëlqyer kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Champions League. Doja këtë barazim eliminimesh, sepse viti i kaluar ishte aq i vështirë sa kishim lënë të gjitha energjinë atje... Sepse thuhej se këta lojtarë ishin të pavlerë, se nuk kishin karakter... Niveli i kësaj skuadre është i pabesueshëm, sepse kemi fituar tre Premiera rradhazi, dy gjysmëfinale, një finale... Kam ndjesinë se luajtëm me dhimbje në bark për atë që na ndodhi, vitin e shkuar”.

Lëndimet e Pep nga viti i kaluar
“Nuk kam pritshmëri aq të mëdha sa të dua të fitoj Ligën e Kampionëve çdo vit... Nëse mendoni se unë do të mendoj se Carlo është një trajner i keq ose se Madridi është një ekip i keq, atëherë vlen të thuhet se kemi dështuar ne në të vërtetë... Nuk mund të fitosh gjithmonë dhe e rëndësishme është të provosh dhe një ditë është dita jote. Dhe nëse arrijmë në finale, shpesh sigurisht që një vit do ta fitojmë. Ju të gjithë e dini, dhe Barça humbi tre finale para se ta fitonte. E rëndësishme është të jemi atje...", tha trajneri i Cityt pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll