Sport

Shikoni koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave të Pep Guardiolës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, përveç titujve, grumbullon edhe makina të shtrenjta.

18 Maj 2023, 09:01 Nga DOSJA
Shikoni koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave të Pep

ANGLI - Pasi ka shkëlqyer si futbollist dhe si trajner te Barcelona dhe nga pankina e Bayernit dhe pas disa viteve të para të vështira në Angli dhe Manchester City, Pep Guardiola duket se do të ketë vitin e tij më të mirë këtë vit.

Me synimin për të fituar Ligën e Kampionëve – pasi arriti në finale duke gjunjëzuar skuadrën më eksperte të këtij kompeticioni si Reali i Madridit me shifrat 4-0. Guardiola është tashmë në qendër të vëmendjes prej disa kohësh. Dhe bashkë me të edhe makinat që ka në garazhin e tij, të cilat janë krejt të veçanta dhe sigurisht përfaqësuese të personalitetit të tij kompleks.

Përveç pagave shumë të larta si trajner, ai ka një partneritet me Puma dhe Nissan. Të ardhurat e tij vjetore llogariten në 45 milionë euro dhe me gjasë do të rriten nëse këtë vit arrin të marrë titullin e lakmuar, që është Liga e Kampioneve, trofeu vetëm që i mungon Manchester Cityt dhe që pronarët e klubit e kërkojnë me ngulm duke zhvlerësuar çdo trofe apo titull kampion të fituar nga “Qytetarët”.

Nga makinat që dimë se ai zotëron, bien në sy të mëposhtmet.

Mercedes GLE
Mini Cooper
Range Rover Sport
Audi S8
Bentley GTX 700
Audi Q5
Nga sa më sipër duket qartë se Mini i vogël përdoret për lëvizjet e tij të përditshme në Mançester, ndërsa koleksionit të tij nuk mund të mungonin makinat tipike britanike si Range Rover Sport 150 mijë euro, apo Bentley GTX700. Që nga koha e tij në stolin e Bayernit ai ende zotëron dy Audi, një S8 dhe një Q5.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll